Nuk gjenë edukim me te paster se ne librin e Allahut: 
 
Kuran: 
Mos gënje (22:3 
Mos spiuno (49:12) 
Mos fyej (49:11) 
Mos shpenzo kot (17:26) 
Ushqeji të varfrit (22:36) 
Mos përgojo (49:12) 
Mbaji betimet (5:89) 
Nderoji marrëveshjet (9:4) 
Frenoje hidhërimin (3:134) 
Mos përhap thashetheme (24:15) 
Mos mendo keq për besimtarët (24:12) 
Sillu mirë me mysafirët (51:24-27) 
Mos i dëmto besimtarët (33:58) 
Mos u sill keq me prindërit (17:23) 
Hiq dorë nga fjalët e këqija (23:3) 
Mos i përqesh të tjerët (49:11) 
Ec me përulësi (25:63) 
Ktheje të keqen me të mirë (41:34) 
Mos e thuaj atë që s’e bën (62:2) 
Ruaje amanetin dhe ujdinë (23:8) 
Mos i fyej zotët e rrejshëm të të tjerëve (6:108) 
Mos i mashtro njerëzit në shitblerje (6:152) 
Mos përvetëso gjëra pa të drejtë (3:162) 
Mos bëj pyetje të panevojshme (5:101) 
Mos jij as dorështrënguar as mos e tepro (25:67) 
Mos i quaj të tjerët me emra të shëmtuar (49:11) 
Mos pretendo se je i pastër (53:32) 
Fol mirë, edhe me injorantin (25:63) 
Mos kërko shpagim për të mira (76:9) 
Bëj vend për të tjerët në tubime (58:11) 
Nëse armiku don paqe, pranoje (8:61) 
Ktheje përshëndetjen edhe më mirë (4:86) 
Mos ua kujto të tjerëve të mirat që u ke bërë (2:264) 
Pajtoji grupet e hasmëruara (49:9)
													
 
											